Kryetarja Ardita Sinani uron fillimin e vitit të ri shkollor!

Sot, filloi viti i ri shkollor 2024/2025 për të gjitha ciklet shkollore dhe për parashkollorët në Serbi. Kryetarja e Preshevës znj. Ardita Sinani uron të gjithë nxënësit e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të suksesshëm shkollor:

“Sot, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2024/2025, dua të uroj të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, mësimdhënësit dhe prindërit, për një vit të suksesshëm e të mbushur me arritje.
Shkolla është vendi ku jo vetëm mësohet dhe edukohet, por edhe ku socializohen vlerat dhe përvojat shoqërore. Aty formohet karakteri ynë, duke ndihmuar për të mirën e përgjithshme.
Si qeverisje lokale, në përputhje me kompetencat dhe buxhetin tonë, do të vazhdojmë të kontribuojmë për edukimin dhe arsimin në komunën tonë. Do të punojmë për ngritjen e standardeve infrastrukturore, duke investuar në biblioteka, kënde leximi, pajisje teknologjike, laboratorë, hapësira rekreative dhe salla të edukatës fizike. Gjithashtu, do të mbështesim programet profesionale të trajnimit të mësimdhënësve dhe projektet edukative.
Urime gjithë nxënësve dhe stafit arsimor, veçanërisht fëmijëve që për herë të parë ulen në bankat e shkollës.”
Postimi i plotë në facebook: