Kufizimi i punësimit në sektorin publik, shtyhet deri në fund të vitit 2026!

Qeveria e Serbisë ka miratuar rregulloren e ndryshuar për procedurën për marrjen e pëlqimit për punësim të ri dhe angazhim shtesë në punë me përfituesit e fondeve publike, me të cilën zgjatet kufizimi i punësimit në sektorin publik deri në fund të vitit 2026.

“Në periudhën nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2026, kur vendos për aplikimet, Komisioni duhet të ketë parasysh që rritja totale e përqindjes së punonjësve të përhershëm për të gjithë përdoruesit e fondeve publike nuk kalon dy për qind të numrit të përgjithshëm të punonjës për një periudhë të pacaktuar me përdorues të fondeve publike të regjistruar më 31 dhjetor 2023”, thuhet në rregullore./Spektri