Në kohën kur po kritikohet për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e forcave amerikane për ta mbrojtur lirinë e vendit tonë.
Derisa SHBA-ja e ka dënuar publikisht veprimet e fundit të Qeverisë për t’i futur kryetarët e rinj shqiptarë në tri komunat veriore, Kurti ka dalë me një postim “mirënjohës”
“Në Ditën e Përkujtimit, ne nderojmë trimat që sakrifikuan jetët e tyre për ta mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë. Kjo mbrojtje është prezentë sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë insitutcionet tona të mbajnë paqen”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, qytetarë serbë u mblodhën sot para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, disa ditë pasi Policia e Kosovës hyri me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.
Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.
Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës. /GazetaSinjali