Kurti: Në kohë rekord sanuam në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në kohë rekord kanë sanuar në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.

Kurti gjithashtu ka pohuar se çfarëdo sfide tejkalohet së bashku.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, ka pohuar ai.
Më herët, ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli ka njoftuar se pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona, është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës.

Ministrja gjithashtu njoftoi se në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm. /Telegrafi/