Ragmi Mustafi ka lindur dhe është rritur në fshatin Tërnoc i Madh të komunës së Bujanocit, ku edhe ka kryer shkollën fillore si nxënës i shkëlqyer në shkollës fillore “ Muharrem Kadriu”.
Ka vazhduar mësimxënien në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku edhe ka treguar sukses të jashtëzakoshëm.
Ndërsa studimet për sociologji i ka kryer në Universitetin e Prishtinës ku ka qenë student i gjeneratës, për të vazhduar edhe me master në po të njejtën degë. Nuk mbaron me kaq sepse Mustafi ka përfuduar edhe fakultetin juridik po ashtu duke u kompletuar për të qenë njohës shumë i mire i të gjitha proceseve politike.
Si i ri ka filluar angazhimin politik duke themeluar “Forumin Rinor” të Partisë për Veprim Demokratik, organizator e bashkëorganizator i të gjitha protestave në Luginë të Preshevës.
Për të qenë zë edhe më i fuqishëm Mustafi ka qenë edhe kordinator i Këshillit për të Drejtat e njeriu për Bujanoc, si dhe ne vitin 2010 pjesë e grupi të liderëve të rinjë në SHBA.
Si shef i grupit të këshilltarëve pa dyshim që ka qenë zëri më i fuqishëm, dhe pas të gjitha këtyre përvojave kandidat për kryetar dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku edhe ka hapur shumë rrugë duke qenë i hapur dhe shumë bashkëpunues me qeverinë e Kosovës dhe të Shqipëris.
Si rezultat i udhëheqjes së mire me diapazan aq të gjerë falë bashkëpunimit dhe punës së vazhdueshme Mustafi emërohet edhe këshilltar i zëvendës kryministrit të Kosovës Besnik Bislimi, duke lobuar në vazhdimësi për përkrahjen e Luginës së Preshevës nga shteti amë.
Në bazë të krejt këtyre suksese rezulton se Ragmi Mustafi është një kandidat i super përgatitur për të udhëhequr me komunën e Bujanocit.
Hapësirë e sponzorizuar nga subjekti politik.