KV “Flaka” pjesë e Ligës ndër-regjionale të Leskocit me vajzat e moshës U14.

Pas ndeshjes ndeshjes së fundit të  KV “Flakës” me KV Vidovdanin, “Flaka” ka përmbyll vitin e parë garues duke u bërë pjesë e Ligës ndër-regjional të Leskocit me vajzat e moshës U14.
Kështu është theksuar në postimin e KV “Flakës” në  facebook:
“U beme pjese e Liges nder-regjionale te Leskocit me vajzat e moshes U14.
Kete kampionat e perfunduam me gjashte ndeshje te fituara si dhe dy sete shtese te fituara ndaj ekipeve te para ne tabelë”.
Për “Flakën” nuk ka qenë aspak i lehtë ky vit por falë atyre që mbështetën klubin nuk ishte edhe e pamundur : “Në kete rrugetim jo te lehte per ne, por asnjëherë shkurajues, e vetmja mbështetje (vullnetare) që na erdhi ishte nga @Asociacioni Qytetar i Bujanocit i cili mundesoi mbarevajtjen e pjeses se dyte te sezonit garues (sezonit dimeror)”.
KV “Flaka” ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi si klub i vajzave ku sfidtat nuk kanë qenë të pakëta.

Posimi i plote i KV “Flakës”:

“Me ndeshjen ne mes te KV Flakes dhe KV Vidovdanit , permbyllim vitin e pare garues 2024/2025 per klubin tone.
U beme pjese e Liges nder-regjionale te Leskocit me vajzat e moshes U14.
Kete kampionat e perfunduam me gjashte ndeshje te fituara si dhe dy sete shtese te fituara ndaj ekipeve te para ne tabelë.
Për KV Flaken kjo ishte pjesemarrja e pare e karakterit garues dhe ishte nje sfide ne vete per te gjitha ne.
Po sfidonim normat e mentalitetin kulturor e patriarkal, duke qene klubi i vetem ne tere Ligen nder-regjionale që drejtohet nga femrat; nje klub qe vjen nga një vend i vogel e me mundesi shume te kufizuara ne cdo fushe e ne veçanti ne sport; sfide per nje klub qe garon per here te pare pa asnje mbeshtetje institucionale; e sfide poashtu perballja e nje klubi te ri me ekipe e klube me pervoje shume vjecare.
Mirepo, asnje nga keto bariera nuk demotivoi asnjeren nga ne per te realizuar qëllimin tone. Asgje nuk zbehu deshiren, perkushtimin e vajzave per te demonstruar ate per cfare ishin pergatitur.
Qëllimi yne ishte më i madh se cilado nga keto pengesa.
KV Flaka nuk mëton vetëm një renditje te mire ne tabelë, për më tepër se nje klub, ështe nje ide per barazi e fuqizim, një ide per te treguar potencialin e femres se Lugines, eshte nje frymezim per te gjitha vajzat qe duan sportin e qe deshirojnë te udheheqin ne sport e ne cdo fushe tjeter.
Në kete rrugetim jo te lehte per ne, por asnjëherë shkurajues, e vetmja mbështetje (vullnetare) që na erdhi ishte nga @Asociacioni Qytetar i Bujanocit i cili mundesoi mbarevajtjen e pjeses se dyte te sezonit garues (sezonit dimeror).
Per këtë, KV Flaka shprehe mirënjohje te thellë. Faleminderit!
Edhe sot kujtojme dhe jemi falënderues ndaj te gjithe atyre qe ishin afër nesh ne fillimin tone:
@Bekim Haliti, themelues i klubit ne vitin 1995 ne Preshevë, frymezoi dhe kontriboi që edhe ne Bujanoc vajzat te kene vendin e tyre ne sport, gjegjesisht volejboll;
@Zimer Limani, nder te paret qe na dha perkrahjen dhe i cili na bëri të besojme se bashke mundemi.
Faleminderit @Qeverise se Kosoves e @Keshillit Kombetar Shqiptar që mbeshteti idenë tone dhe lehtesoi funksionimin tonë.
@Andi Maliqi , @Toni Çekërri dhe te gjithe ju qe ishit prane nesh, mirenjohje nga zemra!
Faleminderit vajzave te klubit dhe familjeve tona te cilet jane motivi dhe mbeshtetja jone më e madhe.
Ky eshte fillimi i idesë sonë te kthyer ne realitet.
Le të vazhdojme bashke!