Kylie Jenner flet për pasiguritë që kishte rreth dukjes fizike

Kylie Jenner ka treguar se ajo ndihej e lënë anash për shkak të bukurisë fizike të motrave të saj.

Kylie Jenner ka folur rreth pasigurive të saj, derisa ka shtuar se veshët ishin pjesa e trupit për të cilën ndihej e pasigurt, qysh prej fëmijërie.

Kylie, 25-vjeçe, e çmendur pas kozmetikës ishte në një takim në shtëpinë e motrës së saj Kourtney Kardashian në episodin e parafundit të sezonit të tretë të Hulu’s the Kardashians, duke bërë makijazhin e saj, kur ajo u hap për mënyrën se si të gjithë qeshën me veshët e saj dhe kjo gjë ishte traumatizuese për të.

Ajo shtoi se të gjithë e quajtën atë ‘Dopey’, duke iu referuar personazhit vizatimor nga Borëbardha dhe shtatë xhuxhët, dhe kuptoi se vajza e saj Stormi ka veshët e saj të njëjtë.

Kylie u thotë motrave të saj: “Ju nuk e kuptoni, se si gjithmonë flisnit për veshët e mi”, megjithëse Khloe këmbëngul: “Por unë fola për veshët tu sepse i doja”.

Kylie pranon: “E mora ashtu si të gjithë po tallen me veshët e mi, duke më quajtur Dopey”.

“Të gjithë e bënë”, ka thënë Kylie, shkruan Daily Mail.

“Por kjo gjë më ngriti. Unë kurrë nuk kam menduar për veshët e mi, dhe pastaj për rreth pesë vjet, unë kurrë nuk i kam lidhur flokët dhe pastaj unë erdhi Stormi dhe ajo kishte veshët e mi, dhe kjo më bëri të kuptoj se sa shumë i dua ata, sepse unë po mendoja: ‘Wow, nëse unë jam e pasigurt për veshët e mi dhe unë mendoj se vajza ime është gjëja më e bukur ndonjëherë, dhe mua më pëlqen tani t’i lidhë flokët në çdo tepih të kuq’”, thotë Kylie, duke shtuar se Stormi ishte ajo që e ndihmoi të kuptonte se është në rregull t’i kishte veshët ashtu siç i kishte.

Kurse motrat e saj i thanë se nuk i thanë ashtu për ta ofenduar, por sepse i dukeshin të lezetshëm./Koha.net