Lajmërohet Vuçiqi përpara takimeve në Bruksel, thotë se do të ketë një takim ndaras me Macronin, Scholzin dhe Melonin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se sot në Bruksel do të ketë takime me treshen e madhe evropiane – presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, si dhe me zyrtarë të lartë të BE-së Charles Michel, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

“Do të kemi takim, supozoj dy, me Charles Michelin, Joseph Borellin, Miroslav Lajçak dhe treshen evropiane – Macron, Scholz dhe Meloni. Pra do të jenë gjashtë nga ta”, tha presidenti serb për radio televizionin serb.

Vuçiq ka thënë se do të takohet me zyrtarë evropianë ndaras nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, siç njoftoi qeveria, në margjinat e këtij samiti do të takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë, Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.