LAJMI I FUNDIT: Qeveria me vendim të ri për targat ilegale





Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, ka marrë vendim të ri lidhur me konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në legale RKS.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendimi bën sekuensim dhe shkallëzim të sanksioneve, konkretisht për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.
“Duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit e pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Dhe pastaj, nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë e pastaj më 21 prill nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”.