Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuaruar ftesën nga kryeministri i vendit Albin Kurti. Pas takimit të së mërkurës me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Kurti u ka dërguar një ftesë në adresë të partive opozitare të cilave iu ka kërkuar takim për të premten.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha për Sinjalin se nuk të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti i thirrur për të premten.
Ajo tha se kreu i qeverisë duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje.
“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë edhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak”, tha ajo.
Ndërsa shtoi se rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme.
“Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke”, u shpreh ajo.
Theksojmë se AAK-ja ka deklaruar se do ta takojë Kurtin, ndërsa PDK janë në pritje të detajeve nga Zyra e Kryeministrit për të vendosur më tej.