Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier

Lionel Messi më herët kishte treguar se kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier teksa në zgjedhjet e tij bëjnë pjesë dy lojtarë të Manchester United dhe një i Manchester Cityt.

Messi ende po vazhdon të shkëlqejë duke shënuar gola dhe duke bërë asistime për Inter Miamin, ekip të cilin e udhëhoqi së fundmi drejt trofeut të dytë.

Ai u transferua në MLS nga Paris Saint-Germaini, aty ku lëvizi si lojtar i lirë pas largimit të dhimbshëm nga Barcelona.
Ndonëse ai nuk ka luajtur asnjëherë në Angli, duket se ishte tifoz i madh i lojës që bëhet atje ndërsa në të kaluarën kishte përzgjedhur tre lojtarët më të mirë.

Në një intervistë në vitin 2012, Messi kishte përmendur Sergio Agueron, Wayne Rooney dhe Robin Van Persie si tre lojtarët më të mirë në elitën e futbollit anglez.