Lëshohet në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër

Është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut. Këtë e ka konfirmuar sot ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

 

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në rrjete sociale, derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.

Edhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkruar për hapjen e urës së re. “Qytetarë të Kosovës e gëzofshim urën e re”, shkroi ai.

Ura u hap në ditën e 55-të prej kur nisi ndërtimi i saj.