Lindita Halimi zbulon ‘sekretin’ e saj për format perfekte trupore që gëzon





Këngëtarja e njohur Lindita Halimi njihet për format e saj trupore seksi, për të cilat është ushtruar dhe është ushqyer shëndetshëm ndër vite. Para pak kohësh, artistja bëri edhe një ndërhyrje në të pasme, duke transferuar aty të gjitha qelizat e dhjamit në mënyrë që të mos shëndoshet në zona të tjera të trupit.

Mirëpo vite më parë Linda nuk gëzontë këtë trup perfekt që ka sot. Këngëtarja ka treguar dhe vetë se kohë më parë ajo ka pasur disa kilogramë më shumë.

Së fundmi artistja ishte e ftuar në programin “Aldo Morning Show” ku foli për “shndërrimin” drastik të trupit të saj dhe cilat ishin arsyet që e çuan deri këtu ku është sot.

E pyetur sesi arriti përmasat e duhura, Lindita u shpreh se karakteri i fortë që kemi si popull e ka shtyrë atë që të mos dorëzohet dhe t’ia dalë.

“E kam kokën e katunarit, kur them e bëj, e bëj,”-u shpreh Halimi.

Gjithashtu Linda u pyet nëse i është dashur të heq dorë nga ushqime të caktuara për të arritur fikizun që ka sot, këngëtarja tregoi se vetëm karbohidratet ka larguar nga vaktet e saj.

“Po unë tani do ha gjithmonë. Unë ha vetëm se kontrolloj porcionet, kaloritë dhe nuk ha në kohë të caktuar, është si agjërim, në orën 6 karbohidratet i ndaloj,”- shtoi ajo.

Këngëtarja jeton prej vitesh tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lindita është dhe nënë e një vajze të vogël. Disa kohë më parë ajo u përfol se është ndarë nga partneri i saj, por burimet për “Prive” i hodhën poshtë aludimet.