Ish-kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Si destinacion të pushimeve ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe gjegjësisht Dubain, gjersa është së bashku me gruan Monican dhe fëmijët e tyre.
Kjo në bazë të disa imazheve që kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke treguar pamje të mrekullueshme të pushimeve luksoze
Cana ka ndarë një fotografi krah vajzës së tij, e cila erdhi në jetë në fillim të vitit të kaluar.
Bukuroshja italiane në anën tjetër ndau një imazh në InstaStory ku shfaqet duke marrë rreze dielli e në fokus ka vënë të pasmet.
Të njëjtit duket se po kalojnë kohë shumë të mirë familjare, gjersa tashmë janë prindër të dy fëmijëve.
Ata kësaj periudhe kanë qenë shumë të fokusuar te njëri-tjetri, meqë kanë qenë të izoluar mjaft shumë në Itali.