Luginë: Penzion i garantuar për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç?

Për vendosjen e pensioneve sociale të garantuara për shtresat më të prekura të popullsisë në Serbi, flitet që në vitin 2006. Kjo temë është ngritur sërish nga ministri i Çështjeve Rurale në Serbi Milan Krkobabiq, i cili theksoi se kjo do të futet si një formë ndihme për më të varfërit mbi 65 vjet. Për pensionet e garantuara këto ditë ka folur edhe drejtoresha programore e Qendrës për Politika Sociale, Gordana Matkoviq.

Sipas vlerësimeve, aktualisht rreth 200 mijë persona mbi moshën 65 vjeçare në Serbi nuk kanë të drejtë pensioni dhe siç theksoi Matkoviq, më shumë se 85% e tyre janë gra.

Për këtë propozim ka polemika nga të gjitha palët dhe shumica e tyre fokusohen në dy çështje.

Pyetja e parë ka të bëjë me masën e kompensimit mujor që do të merrnin qytetarët në nevojë dhe e dyta me drejtësinë e shpërndarjes së ndihmës në atë shumë.

Siç është përmendur deri më tani, pensioni i garantuar nuk duhet të jetë më i lartë se minimumi, në këtë rast pensioni bujqësor.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor nga janari i këtij viti, ai ka arritur në 13.274 dinarë (në shumën përfshihet rritja e rregullt e pensioneve për vitin 2022).

Cila do të ishte shuma?

Siç është folur dhe propozuar deri më tani, një pension i garantuar apo social do të shkonte në rreth 100 euro.

Si kundërargument për futjen e kësaj lloj ndihme, përgjithësisht thuhet se ndihma në këtë shumë do të ishte dekurajuese për të rinjtë dhe kategoritë e tjera të qytetarëve, sepse ajo shumë është e njejt, nëse jo më e lartë se pensionet më të ulëta që marrin pensionistët bujqësore dhe familjare.

Drejtoresha programore e Qendrës për Politika Sociale, Gordana Matkoviq, në një paraqitje të fundit, ka theksuar se, pikërisht për hir të drejtësisë, pensioni social nuk guxon të jetë më i lartë se ato pensione.

Kjo shumë duhet të jetë më e vogël se pensioni minimal bujqësor. Nëse është një përfitim i garantuar, një pension social, atëherë kjo do të thotë se ata si pensionistë familjarë, pensionet e të cilëve nuk u rriten në nivelin minimal, mund të bëjnë edhe një shtesë në atë minimum, sido që ta përcaktojnë, ka shpjeguar me atë rast Matkoviq.

Cilat do të ishin kushtet?
Deri më tani janë shfaqur disa variante dhe modele për kriteret me të cilat do të përfitohej pensioni social. Në të dyja rastet, kushti bazë do të ishte që shtetasi të jetë mbi 65 vjeç.

Sipas modelit të parë do të testoheshin vetëm të ardhurat nga pensionet, dmth. nëse një person ka të drejtë për pension apo jo. Sipas një modeli tjetër, pensioni social do të jepej pas kontrollit të gjendjes financiare, d.m.th. krahas të ardhurave do të merrej parasysh edhe vlera e pasurisë së dikujt. Modeli i dytë dallohet si më efikas dhe me kosto-efektiv se të dy të propozuarit.