Lumi Vjosa shpallet trashëgimi botërore në UNESCO

Një lajm historik për Shqipërinë: lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore, transmeton Spektri.

Njoftimi u bë gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë, ku flamuri shqiptar u ngrit nga kryetarë bashkish dhe përfaqësues të Parkut Kombëtar të Vjosës, duke nderuar punën e komuniteteve që jetojnë pranë lumit.

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, falënderoi ekipin e saj dhe ekspertët e UNESCO-s për përpjekjet që çuan në këtë njohje ndërkombëtare, ndërsa Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një moment krenarie kombëtare, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lumit për brezat e ardhshëm.

Ky status ndërkombëtar jo vetëm mbron një nga lumenjtë më të rrallë në botë, por gjithashtu nxit mbrojtjen e biodiversitetit dhe trashëgimisë natyrore në Shqipëri.