Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka refuzuar publikisht ftesën e ushtruesit të detyrës së Trupit Koordinues Nenad Mitroviq, që të takohen së bashku me Demo Berishën, për të diskutuar qështjen e pasivizimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Sot gjatë ditës Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka lëshuar një njoftim publik, në të cilën thuhet se me inisiciativë të ushtruesit të detyreës së drejtorit në Trupin Koordinues dhe Dema Berishën, këshiilltar i veçant i ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogut social është mbajtur takim me përfaqësuesit e organeve shtetërore përgjegjës qështjen e pasivizimit të adresave.
Sipas njoftimit publik, në mbledhjen e mbajtur janë dakorduar që në periudhë të ardhshme të ftohet për takim edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, për zgjidhjen e kësaj qështje.
Por Kryetari i KKSh-së, Nevzad Lutfiu është shprehur se nuk do të ulet në një tavolinë me Demo Berishën.
Deklarata e shkruar e Lutfiut: