Milani ka bërë një ofertë fillestare mbi 13 milionë euro për sulmuesin e Chelseat, kroatin Christian Pulisic, por ekipi francez Lyon tashmë i ka tejkaluar ata me një ofertë prej mbi 25 milionë euro.
24-vjeçari pritet të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë gjersa Blutë e Londrës vazhdojnë me trendin e “shitjes” së lojtarëve duke dashur të zvogëlojnë numrin e madh të futbollistëve të siguruar në dritaren e vitit të kaluar të transferimeve.
“The Athletic” raporton se gjigantët e Serisë A kanë bërë lëvizjen e tyre të parë dhe shpresojnë të marrin Pulisic për 14 milionë euro pasi ai ka vetëm edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij në Londrën perëndimore.
Megjithatë, shumë shpejt oferta e tyre u tejkalua nga Lyon, të cilët paraqitën shumën prej 25 milionë euro plus një tarifë shitjeje që po diskutohet, shkruan gazeta angleze Metro, transmeton Klankosova.tv.
ESPN raporton se Pulisic tashmë ka rënë dakord për kushtet me Milanin për kalimin në San Siro, por qartësisht oferta e Lyonit është dukshëm më e madhe dhe Chelsea do të preferonte ta pranonte atë ofertë.
Chelsea pagoi Dortmundin 67 milionë euro për Pulisic në vitin 2019. Periudha e tij në Angli ishte fatkeqe me lëndimet, të cilat e kufizuan atë në vetëm 98 paraqitje në Premier League në katër sezone (2019-2023).
Ai ka bërë gjithsej 145 paraqitje për Blutë në të gjitha garat, duke shënuar 26 gola dhe duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2021.
Një numër i lojtarëve të ekipit të parë të Chelsea tashmë janë larguar këtë verë. Kalidou Koulibaly, Mateo Kovacic, Edouard Mendy, Kai Havertz, Ruben Loftus-Cheek dhe N’Golo Kante që të gjithë kanë gjetur klube të reja.
Loftus-Cheek tashmë ka nënshkruar për AC Milan, gjersa ishte Fikayo Tomori që kaloi nga Stamford Bridge në San Siro në 2021.