Sot, u zhvillua mbledhja e dytë e Këshillit të Komunës së Preshevës, të cilën e bën të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani në faqen e saj zyrtare në facebook.
Gjatë kësaj mbledhje u miratuan disa vendime kyçe siç është Organizimi i Parkingjeve Publike në Preshevë:
“Një nga çështjet më të rëndësishme ishte çmimi dhe organizimi i parkingjeve publike. U vendos për një riorganizim të plotë të sistemit të parkingjeve, me qëllim krijimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale, që do të kontribuojë në reduktimin e trafikut, rritjen e sigurisë së automjeteve, dhe komoditetin për qytetarët dhe vizitorët.”
Gjithashtu u miratua edhe një vendim tjetër për binjakëzimin e Komunës së Preshevës me Bashkinë e Elbasanit.
“Ky binjakëzim ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, duke forcuar lidhjet ndërmjet komunave tona dhe promovuar potencialet turistike të Preshevës.” – thotë znj.Sinani
Ajo në fund shtonë që kjo mbledhje e dytë e Këshillit të Komunës së Preshevës reflekton përkushtimin e tyre për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
“Përmes këtyre vendimeve, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë ne.”
Postimi i plotë në facebook:
https://www.facebook.com/kryetare