Mbahet Panairi e Tetë Ndërkombëtar i Bletarëve “Bleta nuk njeh kufi”

Në Bujanoc dje është mbajtur panairi i tetë me radhë ku mblodhi bletarët nga Serbia, Kosova, Shiqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia duke u bërë kështu qendra e bletarëve në Ballkan.

Në këtë panair i pranishëm ishte edhe kryetari i komunë Ngip Arifi i cili gjatë fjalimit të tij u shpres se “Komuna e Bujanocit do të vazhdojë ta ndihmojë sektorin e bletarisë, i cili kohëve të fundit po bëhet një veprimtari shumë tërheqëse dhe fitimprurëse”.

Rreth 8 vite me radhë Bujanocin shoqatat e bletarëve e bëjnë qendër të mjaltit të bekuar dhe vazhdimisht janë përkrahur nga komuna e Bujanocit.