Mbahet seanca e e 9-të e Këshillit Komunal

Sot është mbajtur seanca e IX -të e Këshillit Komunal, kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti në faqen e tij në facebook.
Ky është postimi i Pajazitit lidhur me rrjedhën e seancës së sotme:
“Në seancën e 9-të të Këshillit Komunal shqyrtuam dhe aprovuam raportet e punës dhe ato financiare për vitin 2024 të:
– Qendrës për Punë Sociale
– Shtëpisë së kulturës
– Bibliotekës së qytetit
– Qendrës sportive “Rinia”
– Shtëpisë së kulturës
– Organizatës turistike
– Barnatores së qytetit
– Drejtoratit të administratës tatimore lokale
– Drejtoratit për investime dhe zhvillim
Mbetemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet dhe nevojat e bashkëqytetarëve t’i realizojmë në afate optimale, në mënyrë që përditshmëria e tyre të jetë sa më e lehtë”.