Mbahet seanca e parë e Këshillit Komunal të Bujanocit për vitin 2025

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit ka mbajtur sot seancën e parë për vitin 2025.

Siç ka njoftuar Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti pika kryesore e rendit të ditës ishte rishiki i i buxhetit për vitin 2025.

Edhe për këtë senacë të këshillit, Televizioni Spektri nuk është njoftuar për përcjellje e seancave të Këshillit Komunal.
Nga Spektri disa herë ju kemi drejtuar kabinetit të kryetarit dhe shërbimit të Këshillit Komunal, duke i kërkuar që të njoftohemi për ditën dhe kohën e mbajtjes së seancave, por një gjë e tillë vazhdon të anashkalohet.
Ky është njoftimi nga kryetari Pajaziti:
Seanca e Parë e Këshillit Komunal
Sot u mbajt seanca e parë e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku pika kryesore e rendit të ditës ishte rishikimi i buxhetit për vitin 2025. Gjatë diskutimeve, u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me planifikimin financiar dhe prioritetet e investimeve për zhvillimin e komunës.
Përveç buxhetit, në këtë seancë u miratuan edhe disa kërkesa të tjera me rëndësi për qytetarët, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e projekteve të reja në interes të komunitetit.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt një administrimi më efikas dhe transparent, me fokus në nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve të Bujanocit.