Mbahet seanca e tretë e Këshillit Komunal!


Këshilli Komunal i Bujanocit i udhëhequr nga kryetari i Arbër Pajaziti sot ka zhvilluar seancën e tretë për këtë vit.

Sipas kryetarit Pajazaiti në këtë seancë u trajtuan disa çështje të rëndësishme për funksionimin e administratës dhe ndërmarrjeve publike në komunën tonë.

Ky është njoftimi nga Pajaziti:

Sot zhvilluam seancën e tretë të Këshillit Komunal, ku trajtuam disa çështje të rëndësishme për funksionimin e administratës dhe ndërmarrjeve publike në komunën tonë.

Një nga pikat kryesore ishte sistematizimi i vendeve të punës në administratën komunale, si dhe në ndërmarrjen publike “Komunalia”, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët tanë.

Gjithashtu, në këtë seancë u miratuan disa formime komisionesh dhe u shqyrtuan kërkesa të ndryshme që kanë të bëjnë me interesat e komunitetit.

Puna e Këshillit Komunal po vazhdon me përkushtim për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Bujanocit.

Edhe këtë seancë, Spektri është anashkaluar nga ftesa për ta përcjellur.