Mbahet tribuna me temën “Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore”

Organizata The Future mbajti më 22 tetor 2024 në Hotel Rozafa në Bujanovac një tribunë publike me temën “Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore”. Tribuna filloi në orën 14:00 dhe mblodhi rreth 35 qytetarë.

Në panel ishte kryetari i komunës së Bujanovcit, Arbër Pajaziti, i cili foli për rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në organet shtetërore.

Jasmina Lazić, përfaqësuese e Fondacionit Heartefakt, ishte një nga panelistet dhe shpjegoi arsyet pse Fondacioni vendosi të financojë projektin në kuadër të të cilit u realizua kjo tribunë.

Panelisti i tretë, Ismail Pajaziti, jurist i diplomuar, foli për kornizën ligjore që garanton të drejtat për pjesëmarrje dhe punësim për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare.

Kjo iniciativë mbështetet përmes Programit për liderë dhe lidere në fushën e të drejtave të njeriut, i cili realizohet nga Hartefakt me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian./Spektri/