Mediat serbe “kryqëzojnë” Rita Orën pse kërkoi falje për falvitjen e flamurit të Serbisë

Performanca e Rita Orës me flamurin serb në krah po komentohet me të madhe edhe në Serbi.

Mediat serbe kanë bërë shkrime të shumta lidhur me ngjarjen.

‘KËTIJ PERSONAZHI I JEPNI PENSION KOMBETAR, Rita Ora me flamurin serb’- nis artikullin media ‘Alo.rs’., duke nënkuptuar se Rita është ambasadore e Kosovës e për këtë, paguhet nga shteti.

Si kjo dhe mediat tjera shkruan se si këngëtarja u detyrua të kërkojë falje shqiptarëve.

Tutje ata përmendin edhe rastet kur jo vetëm Rita por edhe Dua me Beben kanë performuar me flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës.

“Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson ‘Shqipërinë e madhe’ dhe tani, falë një vizitori të koncertit që shtoi një serb flamur për të, ajo duhej tu kërkonte falje bashkatdhetarëve”, shkruajnë mediat.