Megi Pojani është një ndër konkurrentet në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”, i cili pritet të startojë së shpejti.
Kohëve të fundit, aktorja është përfolur për një romancë me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi. Dhe pse asnjëri pre tyre nuk kanë konfirmuar asgjë deri më tani, detajet që janë kapur në postimet e tyre sa vijnë dhe shtojnë më shumë dyshimet se dyshja janë bashkë.
Së fundmi Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka ‘pranuar’ se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.
E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili d oe shoqërojë përgjatë rrugëtimit në ‘DWTS’ i vetmi partner në jetën e saj, aktorja së bashku me kërcimtarin u shprehën:
Jurgeni: Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare.
Megi: Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner.
Dhe pse nuk e kanë pranuar ende, kujtojmë se “Prova” që vërtetoi se çfiti janë bashkë, u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.