Mesazhi i koduar në bluzën e të riut serb që kreu sulmin masiv në afërsi të Beogradit

Tre ditët e fundit Serbia është tronditur vazhdimisht nga vrasjet e rënda dhe numri i madh i viktimave.

E fundit u shënua një natë më parë ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Urosh B është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit, tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj. “Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e 21-vjeçarit. Raporton Sinjali

Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiq pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit.

Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.

Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste.