Messi apo Maradona? Scaloni zgjedh midis dy legjendave, e tregon edhe arsyen

Pak orë më parë edhe selektori aktual i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni e ka dhënë mendimin e tij.

Natyrisht, ish-futbollisti argjentinas nuk ka dashur t’i krahasojë dy numrat 10 më të mëdhenj të historisë, edhe pse në fund zgjedhja e tij anonte nga sulmuesi aktual i Inter Miamit, i cili e ndihmoi që ta fitonte Botërorin në Katar.

“E zgjedh Leon sepse e kam parë dhe e di se si është. Sipas meje, është e panevojshme që t’i vëmë përballë, sepse duhet t’i shijojmë epokat e tyre. Jam i sigurt se që të dy do të mundë të ishin lojtarë të viteve 70-të, 80-ta, 90-të, por edhe tash, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë”, deklaroi ish-mbrojtësi argjentinas në podcast.

“Nuk janë të ngjashëm. Nga aspekti futbollistik, të dy janë gjeni të futbollit, por me personalitete të ndryshme. Në mënyrën e tyre, të dy janë liderë, ndonëse Leo e demonstron këtë në një mënyrë tjetër. Mund të jap shumë shembuj: në Copa América 2021, kundër Kolumbisë, kur e kishte një problem muskulor, hyri në dhomën e zhveshjes: fizioterapisti ia bëri një masazh dhe u rikthye të luajë thua se nuk kishte asgjë”, vazhdoi Scaloni.