Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Kombëtaren e Argjentinës në fitoren 6-0 ndaj Bolivisë.
Kampionët e Botës shkëlqyen në këtë sfidë për ta ruajtur pozitën e parë në grup për Kualifikimet e Kupës së Botës.
Lionel Messi foli për të ardhmen e tij ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Argjentinën dhe lojtari pranon se mund të mos ketë shumë kohë.
“Nuk kam vendosur asnjë datë apo afat për të ardhmen time, thjesht dua të shijoj të gjitha këto”.
“Më emocionon më shumë se kurrë të jem në Argjentinë dhe të ndjej dashurinë e njerëzve sepse e di që këto mund të jenë ndeshjet e mia të fundit”, deklaroi Messi.
“Pavarësisht moshës, ndihem fëmijë dhe rehat në këtë ekip. Për sa kohë që ndihem kështu dhe luaj në nivelin që dua. Unë do të vazhdoj ta shijoj atë”, tha Messi. /Telegrafi/