Messit i rritet oferta në 500 milionë nga Al-Hilali

Lionel Messi raportohet se e ka parë në tavolinë ofertën që i ka ardhur nga Arabia Saudie, e cila ka shkuar në 500 milionë euro.

Argjentinasi po i konsideron disa opsione pasi kontrata me Paris Saint-Germainin i përfundon në qershor.

Pra, shtatë herë Topi i Artë mund t’i përfitojë 500 milionë euro në vetëm një sezon në rast se e pranon ofertën e klubit Al-Hilal./Klan Kosova