‘Meta’ e anulon mundësinë për të korresponduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Në ditët në vijim kompania ‘Meta’ do ta largojë funksionin që deri më tani i lejonte përdoruesit të korrespondonin me miqtë e tyre nga rrjeti social Facebook në Instagram.

Kompania e prezantoi këtë mundësi në vitin 2020, dhe tani do ta “fikë” integrimin ndër-platformë pa asnjë arsye. Ky vendim mund të jetë një lëvizje për t’i shmangur pasojat rregullatore në Bashkimin Europian.

Integrimi ndër-platformë u njoftua në vitin 2019 dhe “u aktivizua” në vitin 2020, duke i “fshirë kufijtë” mes dy shërbimeve më të njohura të kompanisë Meta. Mirëpo Messenger dhe Instagram tani po ndahen sërish, që do të thotë se nuk do të jetë e mundur ta filloni një bisedë të re ose t’i telefononi me miqtë tuaj në Facebook përmes Instagramit.

Ata që kanë biseda ekzistuese me profilet e Facebook në Instagram do të mund t’i mbajnë ato, por vetëm në një version vetëm për lexim.

Përveç kësaj, përdoruesit e Facebook nuk do të mund ta shohin më statusin e aktivitetit tuaj, si dhe raportin e mesazhit të lexuar.

Së fundi, të gjitha bisedat ekzistuese me profilet e Facebook nuk do të zhvendosen në inbox në asnjë platformë./Klix.ba