Ministri Aliu hyn me çadër hapur brenda impiantit të ujërave të zeza në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me vartësin e tij, Albin Kurtin, ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e figura të tjera morën pjesë në përurimin e impiantit të tretë të ujërave të ndotura në Gjakovë.

Gjatë ngjarjes, Kurti, Rohde e Aliu vizituan edhe hapësirat e reja, ku ajo çka ra në sy gjatë kësaj vizite ishte një moment kur ministri Aliu ia mbante çadrën ambasadorit gjerman në ambient të mbyllur.

Fotografia ku Aliu ia mbante çadrën Rohdes u shpërnda nga vetë Kurti në mesin e disa fotografive të tjera.