Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, paralajmëroi të enjten se kërcënimi rus po rritet edhe në hapësirë.
Gjatë një konference për shtyp në Berlin, ai tha se dy satelitet ruse po ndjekin dy satelitet që kontrollohen nga Forcat e Mbrojtjes të Gjermanisë, shkruan Reuters.
“Rusia dhe Kina kanë rritur aftësitë e tyre për luftë në hapësirë gjatë viteve të fundit. Ata mund të ndërhyjnë në operacionet satelitore, të verbërojnë satelitet, t’i manipulojnë ose t’i shkatërrojnë me metoda kinetike,” tha Pistorius.