Ministri për Pajtimin, Bashkëpunimin Rajonal dhe Stabilitetin Shoqëror në Qeverinë e Serbisë, Usame Zukorliq sot ka qëndruar në Komunën e Bujanocit.
Zukorliq është pritur nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe Kryetari i Kuvendit Driton Rexhepi.
Njoftimin e ka bërë Pajaziti përmes rrjetit facebook:
Takim me Ministrin për Pajtimin, Bashkëpunimin Rajonal dhe Stabilitetin Shoqëror, z. Usame Zukorliq
Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ministrin për Pajtimin, Bashkëpunimin Rajonal dhe Stabilitetin Shoqëror, z. Usame Zukorliq. Diskutuam për hapat e ardhshëm në forcimin e bashkëpunimit tonë dhe projektet që do të ndihmojnë në avancimin e mirëqenies dhe stabilitetit në komunën tonë.
Z. Zukorliq na siguroi për mbështetjen e vazhdueshme nga ministria që ai drejton, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Jemi të vendosur për të punuar së bashku në projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe promovojnë paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve tona.