Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një varg rekomandimesh për qytetarët, në tejkalimin e vapës.
Nëpërmjet Facebookut, MSH-ja bëri thirrje që personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike të mos ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në 17:00.
Është rekomanduar edhe mbajtja e trupit të freskuar, veshja e rrobave të lehta dhe të gjera, pirja e shumtë e ujit, shmangie e pijeve me sheqer, alkoolit dhe e kafeinës, mbajtja e shtëpisë freskët, e të tjera.
Ministria rekomandoi që nëse paraqiten simptoma të kokëdhembjes, mundimit, marramendjes, tharjes së gojës e lëkurës, të lajmëroheni te institucioni më i afërt shëndetësor.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave, temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri në 40 gradë celsius.
Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë:
🥤Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;
👕Vishni veshje të lehta dhe të gjera;
🛁Bëni dush të freskët;
💧Pini shumë ujë;
☕Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;
🏡Mbani shtëpinë tuaj të freskët:
🪟 Hapni dritaret natën;
💡Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.
🌳Qëndroni në hije.
🧑🔧Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturava të larta;
🚗Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;
Nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor!