Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi ka vendosur të anulojë vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët nga Lugina e Preshevës, të cilat ishin të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i KKSh-së, Enkel Rexhepi, i cili e ka cilësuar këtë si një tjetër veprim diskriminues ndaj shqiptarëve të kësaj zone.
“Komunat e Preshevës dhe Bujanocit janë ndër më të varfërat në Serbi, ndërsa në vend që shteti serb të marrë hapa për të përmirësuar situatën, ai bllokon edhe ndihmat që vijnë nga Republika e Kosovës. Ky është një akt diskriminimi i qartë që vazhdon të pengojë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e shqiptarëve të Luginës. Për këtë vendim të padrejtë, është dorëzuar padi në Gjykatën Administrative, me shpresën që drejtësia të veprojë dhe vendimi të kthehet në favor të fermerëve shqiptarë. Lufta për të drejtat tona nuk ndalet!”, shkruan Rexhepi.