Mitroviq: “Nuk do t’ia japim Serbinë” 12 prilli në Beograd

Kryetari i  Trupit koordinues Nenad Mitroviq mobilizon përkrahësit e Presidentit Aleksandar Vuçiq në Bujanoc.
Kështu ka shkruar ai në postimin e tij në facebook, duke ftuar dhe inkurajuar qytetarët e Bujanocit që te marrin pjesë në tubumin e 12 Prillit në Beograd.
Ky është edhe potimi i tij i plotë:
“Ftesë në tubimin “NUK E JAPIM SERBINË”!
Të dashur qytetarë,
Ftoj të gjithë njerëzit që e duan atdheun e tyre t’i bashkohen tubimit të madh të quajtur “Nuk e japim Serbinë”, i cili do të mbahet nga 11 deri më 13 prill, me ngjarjen kryesore më 12 prill në ora 19:00, në Beograd, para Kuvendit Kombëtar.
Nuk duhet të lejojmë që Serbia të ndalet! Vizioni ynë është të vazhdojmë një rrugë të qëndrueshme drejt progresit, që do të sjellë siguri dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Serbisë.
Tash e disa muaj po përballemi me kërcënime serioze. Faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, që duan të shkatërrojnë gjithçka kemi ndërtuar, nuk ndalojnë së sulmuari vendin tonë. Por ne si popull nuk do të lejojmë që Serbia të bjerë!
Së bashku, të fortë, trima dhe besnikë ndaj atdheut tonë, do të mbrojmë gjithçka që i përket Serbisë! Ne jemi ata që vendosim për të ardhmen e vendit tonë, e ardhmja e Serbisë është në duart tona.
Le të mbështesim Presidentin tonë, Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton pa u lodhur për interesat e Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj. Tek ai kemi një lider të përkushtuar, të vendosur dhe të guximshëm në mbrojtjen e interesave kombëtare serbe. Le ta mbështesim së bashku në këtë rrugëtim historik!
Ju ftoj të mblidhemi në Beograd dhe duke qëndruar krah për krah, të dërgojmë një mesazh të qartë: Nuk do të heqim dorë nga Serbia!” ka shkruar  kryetari i Trupit koordinues Nenad Mitroviç në postimin e tij.