Pas reagimit të Mustafit ka reagur sërish Mitroviqi duke shkruar se “Për pranimin e fundit në punë në polici për komunat e Bujanocit dhe Preshevës, në SP Bujanoc dhe Preshevë është organizuar një periudhë përgatitore prej tre javësh për anëtarët e bashkësisë kombëtare shqiptare para se të hyjnë në test”.
Ky është postimi i plotë i Mitroviqit në faqen e tij në facebook:
Ragmi Mustafi është i vetmi që duket se nuk e di se si dhe në çfarë mënyre kryhet pranimi në punësim në organet shtetërore në Republikën e Serbisë? Dua ta mësoj dhe t’i bëj apel që ta mësojë për herën tjetër, se pranimi në punësim në organet shtetërore bëhet në bazë të një konkursi që është i vlefshëm për të gjithë të interesuarit, pavarësisht kombësisë.
Për pranimin e fundit në punë në polici për komunat e Bujanocit dhe Preshevës, në SP Bujanoc dhe Preshevë është organizuar një periudhë përgatitore prej tre javësh për anëtarët e bashkësisë kombëtare shqiptare para se të hyjnë në test.
E ftoj z. Ragmi Mustafa që të mos ngrejë tensione me deklaratat e tij, por të punojmë së bashku për të kontribuar në përmirësimin e jetës sonë të përbashkët.
Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të përgjithshëm të këtyre komunave dhe krijimit të një mjedisi për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna, pavarësisht nga përkatësia fetare,kombëtare dhe politike.