Motra e Olta Gixharit pjesë e Big Brother 3?

Gerta Gixhari, motra e ish-banores së BBVA2, Olta Gixhari, ka treguar ditën e sotme në “Breaking” se ka qenë e ftuar që të bëhej pjesë e këtij emisioni që në sezonin e tij të parë.

Ajo ka treguar se ka pasur gjithmonë dëshirë të bëhej banore e shtëpisë së Big Brother, por frika ndaj këtij formati e ka ndaluar.

Si përfundim ajo ka shprehur se sezoni i dytë, ku mori pjesë edhe motra e saj, nuk i ka lënë aspak shije të mirë.

“Unë ftesën e kam pasur edhe vjet nuk pranova. Kam pasur ndikimet nga jashtë dhe më bënë pak presion dhe nuk e kam pasur guximin për t’u futur, pavarësisht se instikti më thërriste. BB2 më ka lënë një shije shumë të keqe, dhe seriozisht nuk e mendoj fare BB3. Kam verën përpara, nuk e di, nuk e kam menduar fare.”- tha Gerta Gixhari.