Mustafi: “Lugina nuk ka mungesë të drejtësisë. Lugina ka mohimin e drejtësisë”

Pas publikimit të Raportit të miratuar nga Komisioni Evropian më 8 korrik 2025, Ragmi Mustafi kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc ka shkruar se “Drejtësia në Serbi nuk është e lirë. Ajo është e varur, e kërcënuar dhe e nëpërkëmbur. Prokuroria nuk heton të pushtetshmit, por i ndjek të pambrojturit. Gjyqësori nuk mbron ligjin, por mbron qeverinë. Dhe pushteti nuk ndëshkon krimin, sepse krimi është bërë pushtet”.
Mustafi ka theksuar tutje se “Lugina e Preshevës kërkonë që Bashkimi Evropian të mos mbyllë sytë. Të mos shpërblejë represionin me hapje kapitujsh. Të mos shpërblejë heshtjen me fonde. Të mos shpërblejë diskriminimin me përqafime diplomatike. Që sundimi i ligjit të vlejë për të gjithë. Edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.
Mustafi shpalos edhe gjendjen e gjyqësorit në Luginë ku tregon se “Në Luginën e Preshevës, ka vetëm 1 zëvendësprokuror – vetëm një – i cili brenda pesë viteve pensionohet. Ka vetëm 6 gjyqtarë të shpërndarë mes gjykatave themelore dhe për kundërvajtje të cilët pensionohen për një dekad. E për gjykatën e lartë, për gjykatën administrative, për gjykatën supreme – as që bëhet fjalë. As për prokuroritë përkatëse”.
Ky është postimi i plotë i Mustafit:
🇪🇺 Raporti u publikua. E vërteta doli. Fjalët u bënë fakte. Serbia nuk është shtet i së drejtës, por regjim i drejtësisë së kontrolluar.
Drejtësia në Serbi nuk është e lirë. Ajo është e varur, e kërcënuar dhe e nëpërkëmbur. Prokuroria nuk heton të pushtetshmit, por i ndjek të pambrojturit. Gjyqësori nuk mbron ligjin, por mbron qeverinë. Dhe pushteti nuk ndëshkon krimin, sepse krimi është bërë pushtet.
Në këtë Serbi, të korruptuarit bëhen ministra, gazetarët bëhen armik, protestuesit bëhen “rrezik kombëtar”. Dhe për këtë Serbi, Komisioni Evropian flet – flet me gjuhën e dokumentit, por thotë atë që ne e kemi thënë me gjuhën e jetës.
Raporti i miratuar nga Komisioni Evropian më 8 korrik 2025, flet për mungesë të gjyqtarëve, për ndikim politik në emërime, për korrupsion të lartë, për media të kapura, për protesta të shtypura. Flet për përjashtim të opozitës nga debati parlamentar, për përdorim të forcës ndaj studentëve, për përdorim të armëve akustike ndaj qytetarëve.
Lugina e Preshevës kërkonë që Bashkimi Evropian të mos mbyllë sytë. Të mos shpërblejë represionin me hapje kapitujsh. Të mos shpërblejë heshtjen me fonde. Të mos shpërblejë diskriminimin me përqafime diplomatike. Që sundimi i ligjit të vlejë për të gjithë. Edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Raporti përshkruan 139 vende vakante për prokurorë, 394 për gjyqtarë, mbi 40 mijë ankesa të papërpunuara në Gjykatën Kushtetuese, korrupsion endemik dhe shtet që i shpëton ndëshkimit.
Në Luginën e Preshevës, ka vetëm 1 zëvendësprokuror – vetëm një – i cili brenda pesë viteve pensionohet. Ka vetëm 6 gjyqtarë të shpërndarë mes gjykatave themelore dhe për kundërvajtje të cilët pensionohen për një dekad. E për gjykatën e lartë, për gjykatën administrative, për gjykatën supreme – as që bëhet fjalë. As për prokuroritë përkatëse.
Pra, Lugina nuk ka mungesë të drejtësisë. Lugina ka mohimin e drejtësisë. Dhe aty ku drejtësia mungon sistematikisht, aty nuk ka vetëm diskriminim – aty ka përjashtim të qëllimshëm.
Serbia nuk po afrohet drejt Evropës. Serbia po largohet nga Evropa – sepse Evropa nuk është vetëm gjeografi, është edhe demokraci. Nuk është vetëm ekonomi, është edhe liri. Nuk është vetëm treg, është edhe barazi.
Pa të drejtat e njeriut – s’ka integrim. Pa liri të shprehjes – s’ka demokraci. Pa shqiptarët e Luginës – s’ka barazi.
Mund të jetë një imazh i teksti
<img class=”x16dsc37″ role=”presentation” src=”data:;base64, ” width=”18″ height=”18″ />