Ragmi Mustafi ish Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shkruar se është shumë mirënjohës ndaj Kryeminstrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi si dhe kabinetit qeveritar për mjetet e ndara nga ana e Qeverisë së Kosovës për Luginë të Preshevës rreth 626,400 €.
“Me mirënjohje të thellë për Kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe të gjithë kabinetin qeveritar që e shohin Luginën jo si periferi, por si pjesë të pandashme të hartës së përgjegjësisë sonë kombëtare”.
Mustafi ka theksuar tutje se “Ky vendim nuk është vetëm një dokument financiar, por një akt politik dhe kombëtar. Është investim në dinjitet, dije dhe barazi. Është angazhim i një shteti që e ndjen përgjegjësinë për bashkëkombësit përtej kufijve administrativë”.
Ky është postimi i Mustafit në faqen e tij në facebook:
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e 626,400 € për Këshillin Kombëtar Shqiptar, në mbështetje të arsimit dhe avokimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
756 studentë shqiptarë nga 32 vendbanime janë mbështetur me bursa – 407 prej tyre studiojnë në Prishtinë, 110 në Tiranë, e dhjetëra të tjerë në Shkup, Tetovë, Turqi dhe vende të BE-së. Ata ndjekin 56 drejtime studimi në 17 qytete të ndryshme, por bartin të njëjtën aspiratë: dije për të qëndruar, arsim për të mbijetuar, shkollim për të mos u përkulur.
Po ashtu, 97 fëmijë pa prindër apo me vetëm një prind janë përfshirë në mbështetje direkte, sepse kujdesi institucional fillon aty ku ka më shumë nevojë – te më të pambrojturit.
Mjete për lobim dhe avokim në nivel ndërkombëtar – që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet në tavolina vendimmarrëse në Evropë dhe më tej.
Ky vendim nuk është vetëm një dokument financiar, por një akt politik dhe kombëtar. Është investim në dinjitet, dije dhe barazi. Është angazhim i një shteti që e ndjen përgjegjësinë për bashkëkombësit përtej kufijve administrativë.

Me mirënjohje të thellë për Kryeministrin
Albin Kurti, zëvendëskryeministrin
Besnik Bislimi dhe të gjithë kabinetin qeveritar që e shohin Luginën jo si periferi, por si pjesë të pandashme të hartës së përgjegjësisë sonë kombëtare”.
Kjo nuk është hera e parë që Qeverija e Kosovës dhe kryeminstri Kurti ndan mjete për Luginë të Preshevë.