Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se 700 trupa të NATO-së pritet të vijnë në Kosovë
Pritet që 700 trupa të NATO-së të vijnë në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, të martën.
“Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa garantues se NATO-ja ka forcën dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.
Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri.