Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar një ushtar duke mbajtur flamurin shqiptar, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.
“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.