Këshilltari i Kuvendit Komunal në Bujanoc Nevza Lutfiu është përfshirë në një debat me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Ragmi Mustafa, pasi ky i fundit është prezent në fushatën zgedhore që do të mbahen në Komunën e Bujanocit.
Lutfiu përmes profilit të tij në facebook kritikuar Mastafën për përfshirjen e tij në fushatë, pasi ky i fundit është përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. Lutfiu ka shkruar se ka qenë edhe vet ai që kambështetur Mustafën për punën e tij të mirë në KKSH, por nuk e kupton përfshirjen në Preshevë.
Postimi i Nevzad Lutfiut:
Personalisht, moralisht e kam mbështetur Ragmi Mustafën për kryetar të KNSH-së.Besoj se ka bërë punë mjaft të mira në krye të këtij institucioni.Por nuk e kuptoj se për çfarë arsye angazhohet kaq shumë në fushata zgjedhore lokale, si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë, madje bëhet dhe pjesë e fushatës.Ai është kryetar i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshëves, duhet të qëndroj figurë unifikuese, suksesi i gjithë shqiptarëve duhet ta gëzoj atë në rast se dëshiron që suksesit të tij t’i gëzohen të gjithë shqiptarët.Si rezultat i kësaj qasje, në vend që të hartojmë strategji me Shqipërinë, se si ta ruajmë substancën kombëtare në këtë vend, i marrim shumë kohë atyre duke na bërë bashkë.P.s. dikush po pret të përfundojnë zgjedhjet në Preshevë, e pastaj të shkaktoj rrokada në Bujanoc, ky do duhej të ishte shqetësimi i kryetarit të KNSH-së.
E në të njejtën postim, ka reaguar Mustafa, duke u munduar të sqaroj pozicionin e tij.
Ky është komenti nga Ragmi Mustafa:
Përshëndetje Nevzad,
Fillimisht të falënderoj për mbështetjen dhe dua të besojë se nuk jeni zhgënjyer.
Unë jam zgjedhur në pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga lista të cilën e ka nominuar Partia për Veprim Demokratik.Pra, në zgjedhjet për KKSH-ë kanë garuar listat e partive politike dhe ato të “shoqërisë civile”.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që të fsheh identitetin politik dhe subjektin që i përkas.
Madje asnjëherë as nuk ka paraqitur pengesë në adresimin e çështjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës karshi shetit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Por përkundrazi.
Unifikimi nuk vie si pasojë e mohimit vetes, por vetëm duke u angazhuar për të vërtetën dhe duke qenë i vërtetë.Pozicioni im është përfaqësues i shqiptarëve në Serbi dhe partitë politike shqiptare janë po të shqiptarëve.
Do të ndihesha i turpëruar po të mohoja identitetit për të mos “nervozuar Beogradin”. Do të ndihesha i turpëruar nëse nuk do të realizoja zotimet parazgjedhore.Do të ndihesha i turpëruar në rast se nuk do ta kryej punën për të cilën kam marrë nominimin nga PVD dhe mbështetjen e madhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sa i përket qasjes sistematike e strategjike me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë besoj se i dinë më mirë se gjithë tjerët. Së paku në disa nga përpjekjet e mia ke qenë edhe vet. Në disa nga takimet ke qenë dhe unë haptas e qartë i kam shpreh qëndrimet e mia.
Shqetësimet e shqiptarëve gjithandej janë edhe të miat.
Andaj, jom me Preshevën e jom me Bujanocin.
Se e dua më të mirën për Luginën.
Respekt