MPB Maqedoni njofton se dje (06.06.2024) rreth orës 16:30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë e kanë arrestuar B.P (42) nga Kosova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.
“Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufirit të automjetit të pasagjerëve “Opel Zafira” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, ai me dokumentet ka dhënë paratë si ryshfet për të lejuar bashkëudhëtarin e tij K.S (25) nga Republika e Turqisë të dalë nga shteti”.