Ndarja e përfolur Sara-Ledri, Olta Gixhari shton dyshime me veprimin e fundit

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë komentuar shumë së fundmi për një ndarje të mundshme, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar këtë aludim.

Ditën e sotme, Olta Gixhari ka postuar një ‘story’ në Instagramin e saj me këngën e reperit, të cilën e komenton duke thënë: ‘E ke qarë këtë këngën.’ Nga ana tjetër, Ledri e ka ripostuar videon dhe shkruan “Paranormal Olta.”

Ky interaktivitet i shkurtër mes artistëve ne Instagram, i ka bërë të gjithë të rikonsiderojnë vërtetësinë e ndarjes se çiftit, për shkak se aktorja është mike e mirë me Sarën.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim të dyshes.