Një grup pushuesish britanikë janë përfshirë në një sherr masiv me shitësit lokalë në Ibiza, ku si pasojë, një pushues është dëmtuar rëndë.
Videoja, e cila është regjistruar në një resort në San Antonio.
Aty shihet një turist “topless”, i cili mendohet të jetë anglez, duke u goditur me shkelma dhe grushta nga disa burra.
Nuk është ende i qartë shkaku i dhunës së ndodhur në këtë qytet, i cili është në pikun e sezonit turistik, i mbushur kryesisht me turistë britanikë.