Në seancën e sotme Qeveria e Serbisë ka ka miratuar rekomandimi që besimtarët e bashkësisë islame të kenë të drejtë për katër ditë jo pune gjatë festës së Kurban Bajramit.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Milica Gjorgjeviq Stamenkofski.
Ajo ka theksuar se “Si Ministre e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, shpreh kënaqësinë time që kemi propozuar dhe kemi marrë mbështetje për këtë nismë, si hap i qartë në afirmimin e të drejtave fetare dhe respektimin e identitetit të të gjithë qytetarëve serbë”.
Ky është postimi i Stamenkovski në faqen e saj në facebook:
“QEVERIA E SERBISË MIRATON – KATËR DITË JO PUNE PËR KURBAN BAJRAM
Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Serbisë është miratuar rekomandimi që pjesëtarët e bashkësisë islame të kenë të drejtë për katër ditë jo pune gjatë Kurban Bajramit – njëra nga dy festat më të mëdha islame.
Si Ministër i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, shpreh kënaqësinë time që kemi propozuar dhe kemi marrë mbështetje për këtë nismë, si hap i qartë në afirmimin e të drejtave fetare dhe respektimin e identitetit të të gjithë qytetarëve serbë.
Serbia mbetet shembull i një shoqërie në të cilën dallimet nuk janë pengesë, por bazë për mirëkuptim dhe respekt reciprok.
Të gjithë besimtarëve që festojnë Kurban Bajramin ju përcjell urimet më të sinqerta, me dëshirën që ditët festive t’i kalojnë në paqe, shëndet dhe gëzime familjare”.
Kurban Bajrami dhe Fitër Bajmrami janë dy festat më të mëdha të besimit Islam e që festohen ku do ku ka besitarë Islam.