Nga sot, 1 tetor, familjet dhe konsumatorët e vegjël do të paguajnë më shtrenjtë për energjinë elektrike – mesatarisht 6,6% më shumë.
Gjithashtu, nga sot konsumatorët do të hyjnë më shpejt në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” të konsumit – sapo të kalojnë 1.200 kWh në muaj, çka automatikisht nënkupton çmime dukshëm më të larta për çdo kilovat-orë.
Deri tani, kjo kufi ka qenë 1.600 kWh.
Sipas çmimores së re të Elektroprivredës së Serbisë, kilovat-ora “më e lirë” në zonën e gjelbër, që deri tani në matjen me dy tarifa ka qenë 2,2773 dinarë, do të rritet në 2,4034 dinarë (pa TVSH), që është një rritje prej 5,5%. Ndërsa energjia më e shtrenjtë në këtë zonë (deri në 350 kWh) do të shkojë nga 9,1092 dinarë në 9,6136 dinarë, pa taksa.
Për konsumin mbi 350 kWh dhe deri në 1.200 kWh në muaj, aplikohet “zona blu”, me çmime më të larta: kilovat-ora më e lirë shtrenjtohet nga 3,4160 në 3,6051 dinarë, ndërsa ajo më e shtrenjta nga 13,6638 në 14,4203 dinarë.
Më të shtrenjtët janë kilovat-orët në “zonën e kuqe” të konsumit, ku tarifa e ulët ngrihet nga 6,8319 në 7,2102 dinarë, ndërsa tarifa e lartë nga 27,3276 në 28,8407 dinarë.
Vlen të theksohet se të gjitha çmimet janë të paraqitura pa TVSH.