Nga dita e nesërme në ora 05:00 në Maqedoni përfundon ora policore që ishte gjatë këtyre 11 ditëve, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk përjashton mundësinë për vendosjen e masave shtesë nëse masat e tanishme nuk japin rezultat në menaxhimin e krizës shëndetësore.
Masat shtesë kufizuese do të ishin zgjatja e orës policore dhe shkurtimi i orarit të punës në objekte hotelerike, ndërsa KSI dhe ministri Filipçe thonë se në fillim të javës do të kemi rezultate të orës policore që u vendos para 11 ditëve.
“Pritjet janë se pas vendosjes së një masë të caktuar, rezultatet do të shihen pas 7 – 10 ditëve, që do të thotë se në fillim të javës së ardhshme presim rezultate nga ora policore”, tha Filipçe.
Sipas tij, qëllimi i masave është të kufizohet lëvizja dhe komunikimi i të rinjve të cilët në mënyrë intensive komunikojnë në parqe, hapësira publike madhe edhe nëpër shtëpi pas mbylljes së kafeneve.
Masat ishin vendosri më 10 mars dhe zgjatën nga ora 22:00 deri në ora 05.00./Telegrafi/